Policia zbulon çfarë fshihej brenda berberhanes ku shkonin vetëm tullacët

Një berber në Xhenvoa të Italisë, i cili përveç profesionit primar shiste edhe drogë është zbuluar nga policia vetëm prej faktit, se në berberhane hynin me shumicë klientë që ishin tullac.


Agjentët kishin nuhatur lëvizjet e dyshimta në berberhanen e 55-vjeçarit pasi e kishin mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh.

Rezultoi se disa klientë, të moshave dhe profesioneve të ndryshme, shkonin aty vetëm për të blerë drogë, ndërsa të tjerë kombinonin prerjen e flokëve me blerjen e dozave.

Vëmendjen e tërhiqnin më tepër tullacët që hynin dhe dilnin menjëherë nga dyqani.

Ndërkohë pas kontrollit në shtëpinë e berberit, hetuesit gjetën disa gramë hashash, 100 gramë kokainë, katër peshore dhe material për paketimin e drogës.