Policia me aksion-kontrollues për përparësi kalimi në komunikacion në Tetovë dhe Gostivar

Në zonën e SPB-Tetovës, sot (12-dhjetor) nga ora 08:00 deri në ora 12:00 është kryer aksion-kontrollues për përparësi kalimi në komunikacion, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 18 kundërvajtje (TE-14 dhe GV-4) dhe plotësuar me parashtresa përkatëse, numri më i madh i tyre ka të bëjë me mosrespektimin e të përparsis së kalimit në vendet e rregulluara me shenjë përkatëse. Për ngasësit kundërvajtës janë përgatitur parashtresat e parapara me gjoba në të holla që varijojnë prej 45 deri në 300 euro në kundërvlerë denarë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 13 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-7 dhe GV-6).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës në ditët në vijim do t’i intensifikojë aktivitetet kontrolluese, ku vëmendje të veçantë do t’i kushtohet parkimit në zonat qendrore të Tetovës dhe Gostivarit në mënyrë të paligjshme, gjegjësishtë, do të sanksionohen mjetet e parkuara gabimisht, veçanërisht ato të parkuara në të ashtuquajturat “rende të dyfishta”, në zona kryqëzimi dhe në trotuare. Përveç këtyre, do të përforcohen kontrollet ndaj drejtuesit që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, veçanërisht pasi janë në prag një sërë festash, si dhe më shumë dasma dhe festa të tjera familjare që janë tashmë të planifikuara. Tek drejtuesit tek të cilët do të konstatohet prezenca e alkoolit në organizëm menjëherë do të përjashtohen nga trafiku, ndërsa kundër tyre do të shqiptohet gjobë prej 225 deri në 370 euro në kundërvlerë në denarë.TS