Në moshën 34 vjeçare vdes ish futbollisti i Shkëndijës!

Një lajm shokues ka habitur gjithë botën e futbollit në rajon, pasi në moshën 34 vjeçare është ndarë nga jeta ish futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Ivan Çelikoviç. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Akademia e futbollit në vendlindjen e tij, Konavljanini, në të cilën kroati punonte.


Ivan Çelikoviç ishte pjesë e Shkëndijës nga viti 2017 deri në vitin 2018 dhe regjistroi 20 paraqitje me fanellën e “kuqezinjëve”.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe për Lokomotivën e Zagrebit, Inter Zapreshiçin, Solin-in dhe Konavljanin-in.