Modeli i vjetër i “ndryshkur” i Ford-it u shit mbi 200 mijë euro- çfarë ka kaq të veçantë?

Një veturë e markës Ford të tipit XY Falcon GT, prodhim i vitit 1970, është shitur së fundmi në një ankand për afro 230,000 dollarë (afro 210,000 euro), ani pse qe ndryshkur.


Në momentin që u shit, modeli unik i ‘Ford’ ishte i mbuluar nga pluhuri dhe s’ishte larë që moti.

Kjo, për shkak se qëndroi në garazhin e një shtëpie për 50 vite rresht.

Marka e veturave amerikane ka ndërtuar afërsisht 1500 modele të tilla, që prej 1970-ës.

Ky model bart më vete një motor 5.8 litërsh, që vlerësohet si 300 kuaj fuqi.