Lëndohet në aksident 25 vjeçari , dërgohet në Spitalin e Tetovës

Mbrëmë (14-dhjetor) në ora 01.00 në SPB Tetovë, është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Vollkovi, në Çelopek të Tetovës, vetura ,,Volkswagen Lupo” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 25-. vjeçari D.J. nga ky fshat ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident shoferi D.J. ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konfirmuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Ekipi nga SPB-Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.TS