Instagrami lehtëson heqjen e ndjekësve të rrezikshëm

Rrjeti i njohur social, Instagram, ka prezantuar vegëz të re për të parandaluar ndjekësit e rrezikshëm.


“Meta” ka njoftuar se përdoruesit e rrjetit social tani do të mund të kontrollojnë më shumë përmbajtjen që mund t’u shfaqet, duke larguar ato mashtruese dhe përmbajtjet e robotëve të rrezikshëm. Veçoria do të lansohet gradualisht në javët në vijim.

Instagrami e ka zhvilluar një sistem që detekton automatikisht për komentet automatike, etiketimet, shikimet e storieve dhe ndjekësit e rrezikshëm. Sistemet moderuese do t’i lajmërojnë përdoruesit se një ndjekës ofron përmbajtje mashtruese dhe ua jep opsionin për t’i fshirë shpejt.

Kompania ka rënë pre e kritikave javëve të fundit për përmbajtje të dyshimta, sidomos pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme.