Gjeneroni sfonde përmes AI me veçorinë e re të aplikacionit Instagram

Çdo ditë që kalon akoma më shumë lajme rreth inteligjencës artificiale gjeneruese e pavarësisht se nganjëherë bëhet fjalë për çështje serioze, në raste të tjera kjo teknologji është përdorur thjeshtë për dëfrim.


I tillë është rasti më i fundit i Instagram që lançoi një mjet të ri të AI gjeneruese quajtur Backdrop. Me këtë mjet përdoruesit mund të krijojnë sfonde për historitë që postojnë.

Mjeti shfaqet në momentin që ngarkoni ose bëni një foto për historinë tuaja që dëshironi të publikoni. Qëndron krahas ikonave ekzistuese në krye të ekranit siç është teksti dhe muzika dhe përfaqësohet nga imazhi i një personi vendosur në një kornizë drejtkëndore.

Për të përdorur Backdrop, thjeshtë klikoni atë ikonë dhe tërë sfondi i imazhit do të selektohet së bashku me një kuti me tekst ku mund të përshkruani sfondin që dëshironi.

Ju mund të shtoni çdo gjë në sfond, mjafton t’ia kërkoni dhe mjeti AI do ta gjenerojë në sfond.