Borelli kritikon operacionet izraelite në Gaza, thotë se shumë civilë janë vrarë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, ka kritikuar mënyrën se si po kryhen operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza.


“Sigurisht, ne jemi dëshmitarë të një mungese të tmerrshme dallimi në operacionin ushtarak të Izraelit në Gaza”, shkroi ai.

“Shumë civilë janë vrarë në Gaza, siç theksohet ndër të tjera edhe nga ministrat e jashtëm francez, gjerman dhe të Mbretërisë së Bashkuar”, shtoi Borelli në X