Arrestohen dy persona në Gostivar

Mbrëmë (13-dhjetor), gjysmë ore pas mesnate, në rrugën “Nikola Parapunov” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat D.Sh. (21) dhe A.N. (24)., të dy nga Gostivari. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjet dhe konfiskuar marihuanë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe do të përballen me parashtresë përkatëse.TS