666 kuaj fuqi kundër krimit, policia merr Lamborghinin më të fuqishëm

Policia italiane është përforcuar me një supermjet. Nga sot, në dispozicion të Polizia Stradale (Policia Rrugore) do të jetë Lamborghini Urus Performante, SUV-i më i fuqishëm i markës së famshme italiane.


Kjo makinë ka 666 kuaj fuqi, e aftë të arrijë nga 0 në 100 km/h për vetëm 3,3 sekonda dhe me një shpejtësi maksimale prej 306 km/h.

Lamborghini Urus Performante Polizia ka një kasafortë armësh të blinduar, një ekran që përcjell mesazhe për publikun dhe një vend të posaçëm për pajisjet e ndihmës së parë.

Gjithashtu, ka një frigorifer portabël që do të shërbejë për transportin e organeve njerëzore për transplant.