Vatikani hapet për LGBT, Papa hedh firmën: Do lejohen si dëshmitarë në dasmë dhe kumbarë

Vatikani ka hapur dyert për LGBTQ Tashmë ata mund të pagëzohen dhe të jenë Dëshmitarë në dasmë e po ashtu edhe kumbarë. Këto indikacionet kanë marrë firmën e atit të shenjtë.


Njerëzit trans mund të jenë dëshmitarë të dasmës në Kishë dhe kumbare, sikurse fëmijët e çifteve homoseksualë gjithashtu do të mund të pagëzohen.

Këto indikacionet revolucionare vijnë nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit i drejtuar nga Kardinali Victor Manuel Fernandez, dhe u miratuan shprehimisht nga Papa Françesku, i cili firmosi dokumentin e publikuar.

Drita jeshile u jepet edhe kumbarëve homoseksualë që jetojnë me një person tjetër, përderisa bëjnë “një jetë konform besimit”. Këto janë indikacionet që vijnë nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit

“Një transeksual mund të pagëzohet në të njëjtat kushte si besimtarët e tjerë, nëse nuk ka situata në të cilat ekziston rreziku i gjenerimit të skandalit publik ose çorientimit te besimtarët. Në kushte të caktuara, një transeksual i rritur që gjithashtu i është nënshtruar trajtimit hormonal dhe operacionit të ndryshimit të seksit mund të pranohet në rolin e kumbarit ose kumbarës. Kjo detyrë është një e drejtë, por kërkon që të mos lejohet nëse ka rrezik skandali” thotë Vatikani.

Edhe më herët, Papa Françesku ka kritikuar ligjet që kriminalizojë homoseksualitetin dhe i quajti “të padrejta”, duke thënë se Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë.

Ai u bëri thirrje peshkopëve katolikë që i mbështesin ligjet, t’i mirëpresin njerëzit LGBTQ në kishë.