Turqia ankohet për raportin e KE-së: Kritikat për në janë të padrejta, kemi punuar shumë

Ministria e Punëve të Jashtme hedh poshtë akuzat dhe kritikat në raportin e Komisionit të BE-së për Turqinë. Sipas tyre vlerësimi bazohet në standard të dyfishta.


Ministria e Jashtme turke ka reaguar për raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e Turqisë në rrugën e drejt BE duke e quajtur të padrejtë dhe paragjykues.

Në raportin e trupit ekzekutiv të BE-së, të publikuar të mërkurën, Turqia është kritikuar për kthim mbrapa në standardet demokratike, sundim të ligjit, në fushën e të drejtave të njeriut dhe në pavarësinë e gjyqësorit.

“Ne i kundërshtojmë kategorikisht pretendimet dhe kritikat e pajustifikuara, kryesisht për kriteret politike dhe kapitullin për gjyqësorin dhe të drejtat themelore”, ka thënë ministria, përmes një deklarate.

Ministria turke ka thënë se supozimet vënë në pah “mungesën e sinqeritetit të BE-së dhe standardet e dyfishta”, duke shtuar se çështjet që lidhen me të drejtat themelore, janë të diskutueshme edhe brenda vendeve të bllokut evropian.

Sinkron Nga njëra anë, nuk është konsistente të pretendohet se përputhshmëria jonë me politikat e BE-së në këto fusha kritike ka rënë, ndërsa nga njëra anë, bllokohen mekanizmat aktualë të dialogut dhe bashkëpunimit të nivelit të lartë me Turqinë.

Në deklaratë, theksohej se ishte “e rëndësishme dhe e vlefshme” që BE-ja të solidarizohej me Turqinë gjatë kohëve të vështira të përjetuara për shkak të fatkeqësisë së tërmetit.

Mediat shkruajnë se gjetjet e këtij raporti rrezikojnë t’i tensionojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë, për shkak të çështjeve të lidhura me migrimin dhe së fundi për shkak të qëndrimeve për luftën Izrael-Hamas.

Bisedimet për anëtarësim e Turqisë në Be kanë nisur më 2005.