Skena e pazaakonshme nga Franca – Mjë meteor ka rënë mbi një makinë dhe e ka shkatërruar atë!?

Policia në Francë është e habitur nga një rast i pazakontë nga Strasburgu, ku janë raportuar dëme të mëdha në një makinë të parkuar, një Reno , që dyshohet se është shkatërruar nga një meteorit.


Zjarrfikësit u thirrën mëngjesin e së hënës dhe gjetën një automjet me një vrimë në çati (50 cm e gjerë), një dritare të thyer dhe një kabinë të dëmtuar. Fatmirësisht në automjet nuk kishte njeri.

“ Diçka depërtoi në çati, u fut në automjet dhe në rezervuarin e karburantit ”, tha kapiteni Mathieu Colobert , sipas mediave franceze.

Zyrtarët spekulojnë se makina ishte në rrugën e meteorit, edhe pse në automjet nuk u gjet asgjë e dyshimtë, shkruan Daily Mail .

” Ose objekti është aq i vogël, ose goditja ishte aq e fortë sa u shpërbë dhe u shndërrua në pluhur ,” shtoi Mathieu Kolober .

Megjithatë, një gur rreth dy centimetra i gjatë u gjet jo shumë larg makinës.

“ Duket si dru i djegur dhe është shumë i lehtë. Mbetet pyetja nëse ai ka ardhur nga hapësira ”, tha zëdhënësi i policisë.

Kur meteoritët i afrohen Tokës , presioni atmosferik ul shpejtësinë e tyre në rreth 320 deri në 640 km/h, kujton The Mirror .

Fizikani bërthamor dhe eksperti i meteoritëve, Dr. Tim Gregory nuk është i bindur se objekti ka një origjinë yjore.

“ Unë mbetem i dyshimtë. Një vrimë e tillë mund të bëjë një objekt mjaft të madh. Analizat kimike do të zbulojnë nëse guri i gjetur është një meteorit ”, tha shkencëtari.