Një video ku shihet një aeroplan që duket se nuk lëviz ndërsa është në ajër i ka lënë shikuesit të hutuar

Në pamjet, të cilat u postuan në TikTok, duket se shfaqet një aeroplan “që qëndron pezull” në ajër relativisht afër tokës në Florida, SHBA.


Videoja, e titulluar me “ky aeroplan që nuk lëviz kurrë. Gjëja më e çuditshme që kam parë ndonjëherë” ka grumbulluar më shumë se 25 milionë shikime, është marrë nga brenda një makine në lëvizje.

Konfuzioni i pasagjerëve është i qartë, me një grua në makinë duke thënë “kjo është shumë e çuditshme”, ndërsa gruaja tjetër pyet nëse është e vërtetë apo jo.

 

@.kadeshia

Please tell me this isnt real. #plane #fyp #wth #planestuckintheair #florida

♬ original sound – kadeshia