NASA ka arritur të depërtojë në atë që quhet zemra e galaktikës së Rrugës së Qumështit dhe të sigurojë pamjet e para përmes teleskopit hapësinor James Webb.


Rreth 500 mijë yje shkëlqejnë brenda imazhit, të gjithë të një madhësie dhe moshe.

Midis tyre ka masa të dendura pluhuri dhe gazi që ende po zhvillohen dhe po rriten në yje të plotë, duke përfshirë një proto-yll masiv në qendër të grupimit, me një madhësi 30 herë më shumë se dielli.

Protoyjet po lëshojnë materiale të ndezura, duke krijuar topa drite që dalin nga formacioni, i cili duket në mënyrë dramatike të errët në dritën infra të kuqe.

Veçoritë dhe misteret e reja brenda rajonit kaotik mund të ndihmojë astronomët të zbulojnë më shumë detaje rreth universit të hershëm.

Studimi i qendrës së Rrugës së Qumështit mund të sigurojë njohuri se sa yje formohen atje dhe nëse yjet masivë kanë më shumë gjasa të formohen pranë qendrës galaktike apo krah spiraleve të saj.

Aftësia e observatorit hapësinor për të parë universin në dritën infra të kuqe, që është e padukshme për syrin e njeriut, ka përcjellë pamje të papara ndonjëherë.

Përmes teleskopit shkencëtarët vëzhguan Shigjetarin C, një rajon aktiv i formimit të yjeve që ndodhet rreth 300 vite dritë nga qendra e galaktikës Shigjetari A.

Gjithashtu janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë se çfarë e ka krijuar sasinë e madhe të gazit me energji, e cila tejkalon atë që normalisht do të lëshohej nga yjet e rinj masivë.