Zëdhënësja e kandidatit për president Stevo Pendarovski dhe LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, pas mbylljes së vendvotimeve tha se sot ishte një ditë e suksesshme zgjedhjesh, se zgjedhjet ishin të drejta dhe demokratike dhe se kishte vetëm parregullsi të vogla, në mënyrë që qytetarët të shpreheshin lirshëm. . Ajo shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë qytetarët që dolën të votojnë, duke thënë se vullneti i qytetarëve do të vendosë se në cilën rrugë do të ndjek Maqedonia, shkruan TS.


Lidhur me vërejtjen e gazetarit se gjoja ka pasur bojkot të fshehur në komunat me popullatë shqiptare, Kuzmanoska tha se secila parti do t’i përgjigjet vetes dhe qytetarëve se si ka dalë në këto zgjedhje. Ajo theksoi se LSDM që në fillim ka bërë thirrje për masivitet dhe ka kërkuar nga qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

– LSDM asnjëherë nuk ka qenë pengesë për proceset demokratike, tha Kuzeska, duke e larguar partinë nga çdo bojkot i mundshëm i zgjedhjes së presidentit, që ka të bëjë me regjistrim ligjor, dmth. me një numër të caktuar zgjedhësish.