Ministri i Jashtëm egjiptian: Përgjigjja e Izraelit ndaj sulmit të Hamasit po shkon përtej vetëmbrojtjes

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry theksoi se përgjigjja e Izraelit ndaj inkursionit të Hamasit të 7 tetorit ka shkuar “përtej vetëmbrojtjes”.


Duke folur në një konferencë ndihme në Paris, Shoukry tha se ai gjithashtu kundërshton çdo përpjekje të Izraelit për të zhvendosur palestinezët nga Gaza.

Marrëdhëniet e Egjiptit me Gazën dhe Izraelin kanë qenë thelbësore në lejimin e ndihmës shumë të nevojshme në enklavë, dhe Rafahu është aktualisht kalimi i vetëm i aksesueshëm.

Izraeli ka mbyllur kufijtë dhe vendkalimet e veta me Gazën, siç Karem Shalom, dhe ka vendosur një rrethim në zonë që nga 9 tetori.