Kur Talatit i ‘ngatërrohen kabllot’!

Nedai Shaholli


Me rastin e ndarjes së Çmimit Shtetëror ’22 Nëntori’, të ngritur enkas pë këtë datë të kulturës shqiptare, kryetari i parlamentit të ‘drzhavës Severna’ Talat trimi, ka ‘ngatërruar kabllot’ për motivacion të akordimit të këtij çmimi ndaj personaliteteve të kulturës shqiptare, ku jo se z.Agim Vinca nuk e meriton një çmim të tillë nga cilido institucion që do ta nderonte atë si figurë e kulturës shqiptare në fushën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, por motivacioni dhe kontributi janë pa vend dhe duket sikur me këto dekorata duan t’i mbyllin gojën këtyre personaliteteve nga degradimi i arsimit shqip dhe kulturës shqiptare.
Të akordosh dekorata personaliteteve të kulturës është e kuptueshme dhe e drejtë si mirënjohje për kontributin e këtyre personaliteteve në fushat e ndryshme të veprimtarisë së tyre por, të ngatërrosh motivacionin kulturor dhe shkencor me një veprimtari tjetër siç janë aktivistët politik është lajthitje për një akordim të pavend dhe për personalitete me adresë të gabuar.
Ta motivosh akordimin e një çmimi kulturor si Prof. Dr. Agim Vinca dhe shkrimtari Amet Selmani, ”se janë dy personalitetet që kanë dhënë kontribut në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut’, është lajthitje politike dhe përpjekje për t’i korruptuar ata personalitetet të kulturës shqiptare nga ish oficeri i JNA-së Talat trimi.
Me këto shpërndarje çmimi ai kërkon t’ia mbyll gojën zotërinjve Vinca dhe Selmani, si ‘dekorata korruptive’ që të mos flasin për arsimin shqip të katandisur si mos më keq dhe as për problemin e madh të shtëpisë së Muzeut të Alfabetit dhe gjendjen e saj të mjerë pa tapi si pronë e kulturës shqiptare, por si qiraxhi në shtëpinë e saj!
Këta të dy personalitete të kulturës shqiptare nuk kanë të bëjnë me këtë pretendim të stisur të Talat trimit si kontribues të sajesës ”për kontribut në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”
Pranimi i ‘dekoratës korruptive’ nga ana e zotërinjve Vinca dhe Selmani me motivacion të gabuar apo jo, kur sot degradimi i arsimit shqip ka marrë përmasat e një gjëme kombëtare i cili është orkestruar nga ‘drzhava’ dhe Aademia e Shkencave me levat e tyre ‘poshteni allbanci’, po bëjnë namin në librat shkollorë, ku fyehen dhe nënçmohet identiteti kombëtar vetëm për shkakun e thjesht se jemi shqiptarë, i bënë edhe ata bashkëfajtorë të kësaj katrahure në kulturën shqiptare.
Më poshtë vijon komenti i Talat trimit për akordimin e çmimit ’22 Nëntori’ për personalitetet e kulturës.
* * * * *
”Sot kisha kënaqësinë të jem i pranishëm në ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2023 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Këshilli në krye me Reshat Ametin vlerësoi që hulumtuesi dhe shkencëtari, Prof. Dr. Agim Vinca dhe shkrimtari Amet Selmani janë dy personalitetet që kanë dhënë kontribut në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”