‘Kur pashë unazën për pak sa më ra të fikët’, 53-vjeçarja tregon momentin kur mori propozoimin nga Jeff Bezos

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez po shkojnë drejt altarit. Ish-prezantuesja 53-vjeçare përshkroi momentin kur Bezos i kërkoi të bëhej gruaja e tij me vetëm një fjali.


“Kur hapi kutinë, unaza ishte aq mbresëlënëse sa për pak më ra të fikët”, ka rrëfyer ajo në një intervistë për Vogue.

Unaza ka është diamant 20 karatësh që vlerësohet të ketë kushtuar 2.5 milionë dollarë.

Dihet që dasma do të ndodhë shpejt, mirëpo nuk ka ende më shumë detaje.

“Ne po mendojmë për martesën. A do të jetë e madhe? A do të bëhet jashtë vendit? Nuk e dimë ende. Kemi vetëm pesë muaj që jemi fejuar”, ka rrëfyer ajo