Kompania Meta rikthehet në Kinë pas 14 vitesh

Kompania Meta ka arritur një marrëveshje paraprake për t’u kthyer në Kinë dhe kjo për herë të parë pas 14 vitesh.


Kompania e Mark Zuckerberg ka arritur një marrëveshje me ”Tencent Holdings” për shitjen e shikuesve të rinj të realitetit virtual Meta me kosto të ulët.

Këtë e raporton ”Wall Street Journal”, duke cituar disa burime, sipas të cilave nuk është e qartë nëse ”Tencent” do të duhet të marrë dritën jeshile formale nga qeveria për të futur pajisjet Meta.