”Ishe edhe i martuar, m’u fut në krevat”, këngëtari reagon pas akuzave të Linda Halimit

Këngëtarja Linda Halimi ka shokuar me deklaratën e saj për artistin, Blero Muharremi, të cilin e akuzoi për ngacmim seksual.


Ajo tha se këngëtari para shumë viteve kur ishte i martuar me Teuta Krasniqin ka tentuar që të hyjë me të në dhomën e hotelit.

E pas kësaj, ai ka bërë një diskutim me Albyn, Blerandon e Monika Salihun në oborr.

Artisti i njohur theksoi se nuk e di a ka më vështirë për një njëri që është i padëshiruar në shtëpi dhe të tentojë të hyjë prapë në muhabet.

“Se di çfarë të ju them njerëzve, juve shqiptarëve. Me qenë totalisht e padëshirueshme , edhe është munduar që të hyjë sërish në muhabet, totalisht i padëshirueshëm në shtëpi”, u shpreh ai.

Blero në vazhdim shtoi: “E ka një logjikë kjo punë se mentalisht nuk je mirë, tjetër sqarim për mua nuk ka”.

Të shokuar nga kjo kanë ngelur edhe konkurrentët e tjerë, të cilët u tronditën në po atë natë.