Dua Lipa dhe Bebe Rexha, të nominuara për Grammy 2024

Akademia e Regjistrimit të Muzikës në Los Angeles të premten ka shpallur nominimet për çmimet Grammy 2024.


Në mesin e yjeve të nominuara kanë zënë vend edhe artistet tona, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Madje, vlen të theksohet se nominimet e sivjetme kryesohen nga artistet femra pasi përbëjnë shtatë nga tetë të nominuarat në tre kategoritë kryesore – me SZA kryesuese e paketës me nëntë nominime të përgjithshme ndërsa Taylor Swift, Olivia Rodrigo, Billie Eilish, Miley Cyrus dhe boygenius fituan nga gjashtë nominime.

Të nominuarit për albumin e vitit përfshijnë SOS të SZA, “Midnights” të Swift, “Guts” të Rodrigo, “Endless Summer Vacation” të Cyrus, “the record” të boygenius, “Did You Know That There’s a Tunnel Under Ocean Blvd” të Lana Del Rey dhe “The Age of Plv” të Janelle Monáe. Jon Batiste është kandidati i vetëm mashkull, që konkurron me “World Music Radio”.

Ndërkaq artistet tona, Dua Lipa e Bebe Rexha, bëjnë po ashtu pjesë në listën e të nominuarve.

Dua ka arritur të futet në konkurrencë për Grammy në dy kategori: “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” dhe “Kënga më e mirë e vitit”.

Në të dy kategoritë, ajo konkurron me këngën “Dance the Night”, kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie”.

Konkurrentë në kategorinë “Kënga e Vitit”, Dua Lipa i ka “A&W” të Jack Antonoff, Lana Del Rey & Sam Dew, tekstshkruese Lana Del Rey, “Anti-Hero” nga Jack Antonoff & Taylor Swift, tekstshkruese Taylor Swift, pastaj “Butterfly” e Jon Batiste & Dan Wilson, tekstshkrues Jon Batiste, “Flowers” nga Miley Cyrus, Gregory Aldae Hein & Michael Pollack, tekstshkruese Miley Cyrus, “Kill Bill” nga Rob Bisel, Carter Lang & Solána Rowe, tekstshkrues SZA, “Vampire” nga Daniel Nigro & Olivia Rodrigo, tekstshkruese Olivia Rodrigo dhe “What Was I Made For? [nga filmi “Barbie”]” nga Billie Eilish O’Connell & Finneas O’Connell, tekstshkruese Billie Eilish.

Ndërsa në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik”, Dua përballet me “Barbie World [nga albumi “Barbie”]”, Naija Gaston, Ephrem Louis Lopez Jr. & Onika Maraj, tekstshkruese Nicki Minaj & Ice Spice feat. Aqua), “I’m Just Ken” [nga albumi “Barbie”] nga Mark Ronson & Andrew Wyatt, tekstshkrues Ryan Gosling, pastaj “Lift Me Up” [nga “Black Panther: Wakanda Forever – Music From And Inspired By”] nga Ryan Coogler, Ludwig Göransson, Robyn Fenty & Temilade Openiyi, tekstshkruese Rihanna dhe “What Was I Made For?” [nga albumi “Barbie”] nga Billie Eilish O’Connell & Finneas O’Connell, tekstshkruese Billie Eilish.

Ndërsa Bebe Rexha ka hyrë në konkurrencë për çmimin “Best Pop Dance Recording”, me këngën “One in a Million”, bashkëpunim ky me DJ-in e njohur, David Guetta.

Në këtë kategori, konkurrojnë edhe “Baby Don’t Hurt Me” nga  David Guetta, Anne-Marie & Coi Leray, “Miracle” nga Calvin Harris Featuring Ellie Goulding, “Padam Padam” nga Kylie Minogue dhe “Rush” nga Troye Sivan.