Blero: Unë ruhem prej Zotit, nuk merrem me njerëz psikopatë

Ndonëse fillimisht nuk iu kundërpërgjigj akuzave të Linda Halimit, Blero së fundmi është shprehur i revoltuar ndaj saj. Teksa po qëndronte me disa banorë në oborrin e shtëpisë, Blero ka…


Ndonëse fillimisht nuk iu kundërpërgjigj akuzave të Linda Halimit, Blero së fundmi është shprehur i revoltuar ndaj saj.

Teksa po qëndronte me disa banorë në oborrin e shtëpisë, Blero ka diskutuar rreth disa situatave të ndodhura së fundmi.

Në një moment Edona James i tha këngëtarit të ketë kujdes, ai tha se ka frikë vetëm nga Zoti dhe se nuk merret me “njerëz psikopatë”.

“Unë ruhem prej Zotit unë jam mësuar me gjëra të tilla, unë nuk merrem me njerëz psikopatë, derisa më mban publiku këtu ajo nuk eksitonte për mua”, u shpreh Blero mes tjerash.

Këto deklarata u kuptuan si ‘thumba’ për Lindën, e cila e akuzoi këngëtari se vite më parë i kishte kërkuar që të qëndronin bashkë në dhomën e saj të hotelit.