Policia po punon për zbardhjen e rastit të 26-vjeçares, e cila u gjet e pajetë në një shtëpi ku jetonte si qiramarrëse. Informacionet jozyrtare thonë se vajza ka ardhur në Shtip ku nëna e saj ishte duke vuajtur dënimin me burg dhe në fakt nëna e saj është gruaja që vitin e kaluar vrau një burrë në Kavadar dhe më pas i dogji trupin.
Nëna e 26-vjeçares H.B., e cila u gjet e pajetë në banesën e saj pardje në Shtip, vitin e kaluar kreu një masakër të paparë në trupin e një pensionisti nga Kavadari.


Më 26 prill në ora 23:57, tashmë e ndjera H.B. ka lënë një mesazh prekës dhe paksa misterioz në rrjetin social Facebook:

Advertisement

– Kjo është drejtësia juaj! Ju mashtroni njerëzit e pafajshëm me gënjeshtra dhe manipulime! Oligarkët të gjithë për një! Llogari e hakuar! Mesazhe të përcjella! Qëllimisht më bëtë bullgare për të më varrosur!Më bëtë racist ndërsa ju ishit të gjithë të bardhë dhe unë isha e zezë. E vrarë nga familja dhe perënditë e pushtetit dhe opozitës! Dëshmi të rreme! Komploti! Përdhunues! Manipulim! Kërcënime! 😉 gjurma juaj po qëndron 😉