Automjeti vendas Togg i Türkiye-s, ekspozohet në Francë

Në kuadër të panairit që mbahet më 3-5 nëntor në Strasburg, krahas kulturës dhe ushqimeve turke, promovohen edhe vallet popullore rajonale të Anadollit
Automjeti vendas dhe plotësisht elektrik Togg i Türkiye-s, po ekspozohet në Panairin e Türkiye-s i cili zhvillohet në qytetin Strasburg të Francës, raporton Anadolu.


Në kuadër të panairit që mbahet më 3-5 nëntor në Strasburg, krahas kulturës dhe ushqimeve turke, promovohen edhe vallet popullore rajonale të Anadollit.

Togg ka tërhequr vëmendje të madhe në Panairin e Türkiye-s i cili vizitohet nga qytetarë të shumtë francezë dhe turq.

Ngjyrat e automjetit Togg të prodhuar në vend u frymëzuan nga gjeografia e Türkiye-s.