Ushtria izraelite njofton se 57 ushtarë të saj janë vrarë në luftimet me grupet palestineze

Ushtria izraelite njoftoi se është rritur në 57 të numri i ushtarëve që kanë humbur jetën në sulmet e Hamasit që filluan dje dhe të cilat vazhdojnë edhe sot, transmeton Anadolu.


Ushtria izraelite bëri një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen.

Në deklaratë thuhet se me familjet dhe opinionin publik janë ndarë informacionet e identiteteve edhe për 13 ushtarë tjerë izraelitë që kanë humbur jetën në sulmet e Hamasit.

Ushtria izraelite në një deklaratë më parë njoftoi se kishin humbur jetën 44 ushtarë.