Telegram mbyll kanalet që bëjnë thirrje për dhunë kundër hebrenjve dhe palestinezëve

Telegram mbylli disa dhjetëra kanale që përmbanin thirrje të drejtpërdrejta për dhunë kundër palestinezëve dhe hebrenjve në anglisht, arabisht dhe hebraisht.


Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i kësaj platforme Remi Vaughn, i cili theksoi se Telegrami dënon urrejtjen racore dhe fetare dhe thirrjet për dhunë në platformën e tij.

Telegram gjithashtu hoqi një kanal në gjuhën ruse që inkurajonte dhunën kundër hebrenjve që mbërrinin në Dagestan, Rusi. Vaughn tha se “Utro Dagestan” ishte ndër kanalet e bllokuara sot.

“Përmbajtje e tillë shkel udhëzimet e Apple dhe Google dhe Kushtet e Shërbimit të Telegramit,” theksoi Vaughn.

Shqetësimi për raportime të rreme ose me gjuhën e dhunës ëstë shprehur edhe më parë nga zyrtare të faktorit ndërkombëtar.