‘Pas sulmeve qëndron Irani?’/ Ambasadori i Izraelit në OKB: Ne nuk zbulojmë plane për armikun

Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, nuk ka dashur të konfirmojë apo mohojë hipotezën se Irani mund të qëndrojë pas sulmeve terroriste të djeshme, të cilat shkaktuan qindra të vdekur në mesin e civilëve izraelitë.


Ai tha se nuk mund të zbulojnë planet ushtarake sepse këtu ka një luftë dhe ne nuk duam t’i bëjnë publike planet kundër armikut.

“Ne nuk mund të zbulojmë planet tona ushtarake sepse këtu ka një luftë dhe ne nuk duam t’i bëjmë publike planet tona kundër armikut. Do ta shohim në javët në vijim”, komentoi ambasadori Gilad Erdan, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

Grupi militant i Hamasit që sundon Rripin e Gazës kreu një sulm vdekjeprurës me shumë fronte në Izrael të shtunën në mëngjes, duke vrarë të paktën 400 izraelitë dhe duke rrëmbyer disa të tjerë. Ndërsa luftëtarët e Hamasit hodhën mijëra raketa dhe depërtuan në kufirin e fortifikuar të shtetit hebre në disa vende, sulmi hakmarrës nga Izraeli deri më tani ka marrë më shumë se 700 jetë në Rripin e Gazës.

(https://bettysco.com)