Në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës, në mesin e 3.785 palestinezëve të vrarë 1.524 janë fëmijë, raporton Anadolu.


Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra tha se që nga 7 tetori, janë vrarë 1.524 fëmijë dhe 1.000 gra palestineze.

Ai theksoi se në mesin e 12.493 të plagosurve, 3.983 janë fëmijë ndërsa 3.300 gra.

Gaza po përjeton krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Luftimet filluan kur Hamasi nisi sulme të befasishme shumë-dimensionale më 7 tetor që përfshinin lëshimin e një serie raketash dhe infiltrim në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi tha se sulmi ishte hakmarrje për bastisjet e mëparshme në xhaminë Al-Aksa dhe rritjen e dhunës nga kolonët izraelitë.

Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite nisi operacion kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.

Më shumë se 1.400 izraelitë u vranë në sulmet e Hamasit.