Momenti kur raketa izraelite godet bankën kombëtare islamike në Gaza (VIDEO)

Pamjet amatore kanë kapur momentin kur banka kombëtare islamike në Gaza goditet nga raketa, gjatë një sulmi ajror të kryer nga ushtria izraelite.


Kamera kapi momentin kur raketa godet bankën në Rimal të qytetit të Gazës, ku si pasojë ngritet një re e madhe tymi dhe pluhuri, e nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe ndërtesat që gjendeshin përreth, transmeton Telegrafi.

Kjo ndodhi një ditë pasi në Rripin e Gazës u krye sulmi me vdekjeprurës në 15 vitet e fundit, ku militantët e Hamasit ia mësynë territorit të Izraelit.

E nga sulmet ajrore izraelite brenda 24 orëve sipas zyrtarëve palestinezë janë vrarë 300 persona (e në mesin e të vrarëve edhe binjakët tre muajsh, e ëma e tyre dhe tri motrat.