Policia amerikane publikoi të mërkurën një video të konfliktit mes zëvendës-sherifit dhe një afro-amerikani, i cili ishte ndaluar për një shkelje të rregullave të qarkullimit.


Si pasojë e konfliktit, oficeri qëlloi afro-amerikanin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Leonard Alan Cure, 53 vjeç, vdiq të hënën pasi një zëvendës sherif i Qarkut Camden e qëlloi atë. Emri i oficerit nuk është bërë i ditur.

Cure u shpall i pafajshëm në vitin 2020 pasi kreu 16 vjet burg, i dënuar gabimisht për grabitje me armë. Ky është rasti i fundit në një seri incidentesh në të cilat oficerët e policisë qëllojnë afro-amerikanë të paarmatosur.

Avokati i familjes, Ben Crump, i njohur për trajtimin e shumë rasteve të tilla, tha se oficeri veproi në mënyrë shumë agresive.