Sot është një ditë e mbushur me emocione për këngëtaren e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj.


Djali i saj, i vogël Amen i bën gjashtë muaj. Për të shënuar këtë ngjarje, Xhensila ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj një moment mjaft special me të birin.

Ndërsa ka publikuar një video në rrjetet sociale, këngëtarja ka shkruar një dedikim prekës: “6 muaj jetë me ty, fuqia, paqja, ajri i shpirtit tim. Më transformove si asnjëherë më parë, i bekuari Amen. Shpëtimtari im.”

Vetëm dy muaj pas ardhjes në jetë të Amen, u bë publike lajmi i ndarjes së Xhensilës me partnerin e saj, komedianin e njohur Bes Kallaku.

Kjo ndarje ka qenë temë diskutimi në media dhe ka zgjuar shumë hipoteza dhe spekulime.

Megjithatë, Bes Kallaku vendosi t’i japë fund spekulimeve duke folur hapur për herë të parë për këtë ndarje. Ai hodhi poshtë të gjitha hipotezat, duke rrëfyer për ndjenjat e tij dhe duke treguar se ai është i përkushtuar ndaj djalit të tij.