Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka kritikuar Ali Ahmetin ku sipas tij deri sa është Ali Ahmeti në qeveri nuk çrrënjoset regjimi i Gruevakit.


“Kjo qeverisje ku është Bashkimi Demokratik për Integrim po keqpërdor flamurin evropian dhe integrimet evropiane.
Vazhdimisht flasin për vlera evropiane, integrime apo ndryshimet kushtetuese ndërkohë çdo ditë bëjnë veprime joevropiane që nuk kanë të bëjnë fare me këto vlera të lartëpërmendura, siç u bë ndryshimi i kodit penal dhe si rrjedhojë vjen komisari evropian dhe thotë që kjo është bërë pa pëlqimin e tyre dhe është keqpërdor flamuri evropian, ashtu siç këto ditë po bëjnë presione pranë Gjykatës Supreme për të pranuar propozimin e ish kryetarit Ivanov për të amnistuar Gruevskin dhe kompaninë e tij.
Pra në esencë mund të konstatohet se deri sa është kjo udhëheqësi e BDI-së, pra trinomi Ahmeti-Osmani-Grubi, nuk çrrënjoset regjimi i Gruevskit” shkruan Mexhiti.