Izraeli urdhëron rrethimin e Gazës

Shkon mbi 500 numri i të vrarëve në Gaza


Numri i të vrarëve në Gaza ka kaluar numrin 500.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se 511 persona janë vrarë dhe 2 mijë 750 janë plagosur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Përndryshe, që nga nisja e konfliktit të shtunën ka marrë më shumë se 1 mijë jetë nga dy palët.

12:41 – Hamasi lëshon 120 raketa drejt dy qyteteve izraelite

Hamasi ka lëshuar 120 raketa drejt qyteteve jugore izraelite të Ashdod dhe Ashkelon si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore izraelite, tha grupi militant në një deklaratë.

Sulmi vie pasi grupi tha se hodhi raketa drejt Jerusalemit dhe Tel Avivit në veri të tyre, duke ndezur sirenat paralajmëruese në ato qytete, raporton CNN,