Izraeli thotë se ka rivendosur kontrollin e komuniteteve pranë Gazës

Ushtria izraelite ka thënë se ka rivendosur kontrollin në komunitetet e saj në periferi të Gazës.


Raportet këtë mëngjes treguan se deri në tetë zona ishin ende të kontestuara midis Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) dhe militantëve të Hamasit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, ushtria izraelite pranoi se disa persona të armatosur palestinezë ishin ende në territorin izraelit.

Një zëdhënës shtoi se nuk kishte luftime në veri, por tha se trupat e vendosura atje ishin “gati për çdo skenar”.