Irani mohon përfshirjen në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha të dielën se Teherani nuk ishte i përfshirë në një nga sulmet më të përgjakshme në historinë e Izraelit, kur grupi islamik Hamasi vrau 700 izraelitë dhe rrëmbeu dhjetëra të tjerë. Të vdekur kanë mbetur gjithashtu edhe mbi 400 palestinezë në Gaza.


“Masat e vendosura të marra nga Palestina përbëjnë një mbrojtje plotësisht legjitime kundër shtatë dekadave të pushtimit shtypës dhe krimeve të urryera të kryera nga regjimi i paligjshëm sionist”, tha misioni iranian i OKB-së. Irani nuk e ka fshehur mbështetjen e tij për Hamasin si dhe armatosjen e tij.

“Ne qëndrojmë në mënyrë të prerë në mbështetjen e palëkundur të Palestinës, megjithatë, ne nuk jemi të përfshirë në përgjigjen e Palestinës, pasi ajo merret vetëm nga vetë Palestina”, thuhet më tej në deklaratë. Hamasi tha se ndihma nga Irani e ndihmoi atë të kryente sulmin e tij në agim gjatë fundjavës.

Por Sekretari i Shtetit Antony Blinken i tha CNN të dielën se qeveria amerikane “nuk ka parë ende prova që Irani drejtonte ose qëndronte pas këtij sulmi të veçantë”