Interpretimi rrëqethës i ‘Marshit të UÇK-së’ nga Fifi, flet për sulmin në veri

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër të flas”, ku ndër temat e trajtuara foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.


Ajo tha se krejt situatën e ka përjetuar shumë rëndë, pasi siç tregoi ajo, në Mitrovicën e jugut i ka disa familjarë.

“[E kam përjetuar] absolutisht shumë rëndë, pasi që unë i kam dajtë e Mitrovicës dhe i kam andej, dhe është goxha e rëndë me i pas familjarët andej, edhe pse nuk janë në veri, por prapë në Mitrovicë janë. Është goxha e rëndë të duash të mendosh prapë të ndodh diçka ose të rikthehet një situatë si 99-ta, s’do të doja të ndodhte”, ka thënë Fifi.
Në fund të emisionit ajo recitoi ‘Marshin e UÇK-së”, interpretim ky të cilin ia ka dedikuar Policisë së Kosovë dhe policit të ndjerë të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.