Blero në darkë romantike me të dashurën e re, publikon foto

Këngëtari i njohur, Blero kohëve të fundit ka qenë mjaft i përfolur për jetën e tij private.
Pasi i dha fund martesës me Afrona Dikën, artisti prej muajsh ka konfirmuar se është në një lidhje të re.


Këtë ai e ka bërë edhe duke postuar imazhe të ndryshme përkrah saj, por pa zbuluar identitetin e partneres së re.

Ndryshe, sa i përket muzikës, Blero ka njoftuar se po punon për projekte të reja që pritet të lansohen shumë shpejt. /Telegrafi/