Bekteshi: Mbi 55% e qytetarëve mbështesin masat kundër krizës

Masat e marra nga Ministria e Ekonomisë po japin rezultat. Mbi 55% e qytetarëve në disa nga anketat e kryera mbështesin masat antikrizë të Qeverisë, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.


Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, inflacioni në shtator u ul në 6,6%, krahasuar me 8,3% në gusht 2023.
Rënie e kostos së jetesës në muajin shtator, sipas të dhënave të Entit të Statistikave, krahasuar me muajin gusht është shënuar në rubrikën e ushqimeve dhe pijeve.