Si e ruan 54 vjeçarja Jennifer Aniston rininë , ajo tregon recetën

Jennifer Aniston (54) ka shpjeguar katër gjëra të thjeshta që ajo i bën për të pasur truip të mirë, derisa tregon çfarë shikon më shumë në televizion


Jennifer Aniston ka treguar se qëndrimi i saj në formë kaq të mirë ka të bëjë me disa hapa ditorë që ajo i bën.

Veterania e serialit “Friends” ka treguar së si ajo rrinë e zbukuruar dhe me trup të bukur edhe pse ka kaluar 50 vite.

“Pi shumë ujë, lëviz me trup tërë ditën, përpiqem të ha ushqime të plota, ushqim të freskët dhe flejë sa më shumë që mundem”, tha ajo për numrin 23 të “CR Fashion Boo”.
“Kjo është pjesa e fundit sfiduese për mua, por është shumë e rëndësishme. E ndjej kur nuk pushoj mjaftueshëm”, shtoi ajo.