IQOS – alternativë për duhanpirësit e rritur, e zhvilluar në bazë të provave shkencore

Fillimi i konceptit të pakësimit të dëmeve u shfaq fillimisht në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar. Që nga fillimet e deri më tani, ky koncept ka evoluar ndjeshëm. Në thelb, ky koncept mund të përshkruhet si strategji e drejtuar ndaj individëve ose grupeve, e cila synon të pakësojë dëmet që lidhen me sjellje të caktuara që nuk mund të parandalohen apo eliminohen plotësisht.


Në qendër të punës së gjigantit të duhanit Philip Morris International gjatë krijimit të alternativës së tij inovative të duhanit, IQOS, janë pikërisht koncepti i pakësimit të dëmeve dhe, natyrisht, shkenca. Pajisjet IQOS, të cilat tashmë janë të njohura në publik dhe të disponueshme edhe në tregun e Maqedonisë së Veriut, paraqesin pajisje të sofistikuara të parapara për ngrohjen e duhanit (THS – tobacco heating system). Këto pajisje u shfaqën për herë të parë në tregjet në Itali dhe Japoni në vitin 2014. Më vonë u prezantuan dalëngadalë në tregje të tjera në mbarë botën, të cilat aktualisht kanë arritur numrin 80. Numri i përgjithshëm i duhanpirësve që kanë zgjedhur një alternativë më të mirë dhe kanë zëvendësuar cigaret me pajisje IQOS është 18.5 milionë.

Më 7 korrik 2020, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e klasifikoi “IQOS Tobacco Heating System“ të Philip Morris Products S.A si një produkt me rrezik të modifikuar (MRTP). Kjo shënon grupin e dytë të produkteve të autorizuara më parë si MRTP dhe produktet e para të duhanit në kategorinë e “ekspozimit të ulur”. Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, nga provat e shumta të paraqitura në procesin e marrjes së miratimit të përmendur për shitje, me miratimin për të komunikuar se: sistemi IQOS ngroh duhanin, por nuk e djeg atë, me çka ulet ndjeshëm prodhimi i kimikateve të dëmshme dhe me gjasë të dëmshme, ndërsa studimet shkencore kanë treguar se kalimi i plotë nga cigaret në sistemin IQOS ul ndjeshëm ekspozimin e trupit tuaj ndaj substancave të dëmshme ose me gjasë të dëmshme. Më shumë në lidhje me teknologjinë prapa IQOS, mund të mësoni në: PMI Science | Philip Morris International.