Hibridi i parë i konfirmuar ndonjëherë qen-dhelpër i quajtur ‘dogxim’ është gjetur në Brazil (VIDEO)

Siç raportohet, kafsha u zbulua kur u godit nga një automjet dhe u dërgua te veterineri në vitin 2021, por stafi nuk mund të kuptonte nëse ishte qenë apo një dhelpër.


Shkencëtarët nga universitetet lokale kanë kryer teste gjenetike të gjera dhe përcaktuan se ishte gjysmë qenë dhe dhelpër; nëna e saj ishte një dhelpër ‘pampas’ dhe babai një qen shtëpiak. Ata vunë re se kishte një përzierje të pazakontë të karakteristikave të qenit dhe dhelprës, me veshë të mëdhenj me majë, gëzof të trashë dhe një feçkë të gjatë të hollë.

Edhe pse ishte shumë e matur ndaj njerëzve, ajo u ngroh me ta dhe madje i lejoi ta përkëdhelin. Kafsha refuzoi ushqimin, por hante brejtës të gjallë, lehte si qen dhe ndonjëherë luante me lodra, por lëvizte si dhelpër. Qeni-dhelpër ngordhi në fillim të këtij viti nga shkaqe të panjohura.