Zjarret në Hawaii/ Të mbijetuarit tregojnë tmerrin: Një copë kompensate na shpëtoi jetën

Numri i të vdekurve nga zjarret masive që pothuajse shkatërruan një qytet në ishullin Maui të Hawaii-t është rritur mbi 100 ndërsa shumë të tjerë raportohen të zhdukur.


Zjarri shkatërroi dhjetëra shtëpi dhe biznese në Lahaina. Një numër i banorëve në panik u detyruan të hidheshin në oqean për të shpëtuar nga flakët.

Jubee Bedoya, është një nga banorët vendas i cili u hodh në oqean për të shpëtuar nga flakët që shkrumbuan Lahainën.

“Ne ishim të bllokuar,” tha Bedoya. “Nuk mund të bënim asgjë. Zjarret dhe tymi u përhapën shumë shpejt. Askush nuk mund të bënte asgjë.”

Bedoya u ndesh me një familje prej pesë anëtarësh nga Kalifornia ndërsa po vraponte drejt ujit. Babai i dha djalin e tij 2-vjeçar dhe ata u futën në ujë.

Videoja rrëqethëse tregon fëmijën duke u kapur pas Bedoya ndërsa grupi kapet në një copë kompensatë e cila po lundron në oqean.

“Ajo kompensatë na shpëtoi jetën,” tha Bedoya. “Ne u kapëm pas saj. Ishim rreth gjashtë ose tetë veta.”

Bedoya tha se ata ishin në ujë për dy deri në tre orë. Ata ishin mes 17 personave të shpëtuar nga roja bregdetare. Fatkeqësisht kur Bedoya u kthye në Lahaina dy ditë më vonë për të parë lagjen e tij, ajo ishte shkatërruar.

 

View this post on Instagram

A post shared by NBCLA (@nbcla)