Policia italiane arrestoi dy shqiptar të moshave 46 dhe 29 vjeç, në Gambassi Terme, Firence, të cilët akuzohen për kultivimin e lëndëve narkotike, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.


Mediat e huaja shkruajnë se policia sekuestroi 35 kilogramë marijuanë, 650 bimë dhe 2 armë zjarri. Gjatë një kontrolli në terren policia italiane zbuloi edhe dy plantacione, një me 350 bimë dhe e dyta me 300 bimë.

Droga e sekuestruar, sapo të dilte në treg do të arrinte vlerën e 350 mijë euro.