SHBA pezullon ndihmën humanitare në Nigeri

Situata në Nigeri është e jashtëzakonshme, ku pas tërheqjes së forcave franceze nga rajoni dhe largimit të shtetasve francezë nga vendi, edhe SHBA-të filluan kufizimet. Franca ka dislokuar 1.000 deri në 1.500 ushtarë në Niger, për të trajnuar anëtarët e Forcave të Armatosura të vendit dhe për të marrë pjesë në operacionet kundër xhihadistëve, anëtarë të organizatave që zotohen për besnikëri ose ndaj Al-Kaedës ose Shtetit Islamik. Nga ana tjetër, SHBA po pezullon disa programe ndërkombëtare të ndihmës për qeverinë e Nigerit pasi puçistët morën pushtetin javën e kaluar. Sipas informacioneve, kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, tha se Uashingtoni ” po pezullon disa programe ndihme ndërkombëtare nga të cilat përfitoi qeveria e Nigeri, megjithatë, do të vazhdojë të ofrojë ndihmë “jetike” humanitare. Blinken theksoi më tej se dërgesat e ndihmave jetike humanitare dhe ndihmave ushqimore do të vazhdojnë. /Alsat.mk