Një person në Dortmund vodhi makinën e tipit BMW së bashku me pronarin që kishte dalë për të pushuar në ulësen e pasme.


Siç raporton Bild, përcjell Klankosova.tv, vjedhja e pazakontë ndodhi mbrëmjen e së dielës.

Shoferi, 34 vjeçar e kishte parkuar BMW-në e tij në Dortmund, dhe meqë e kishte zënë gjumi, hajduti e kishte shfrytëzuar mundësinë për t’ia vjedhur makinën.

Shoferi nga gjumi ishte zgjuar tek në mëngjes, kur kishte shtyrë timonin e hajdutit, duke u përplasur për një shtylle. Kjo bëri që të shkaktohet dëm me vlerë 44 mijë euro.

Ky i fundit ishte larguar në drejtim të panjohur, dhe policia është në kërkim të tij.

“Hajduti i makinës doli dhe u largua nga vendi i aksidentit. Pronari i ligjshëm ka pësuar lëndime të lehta nga aksidenti dhe është dërguar në spital”, tha zëdhënësja e policisë Theresa Stritzke për të përditshmen gjermane, Bild.