Rreziku nga temperaturat e larta, Mjekja: Qytetarët të shmangin orët e pikut, konsumoni ujë

Në ditët e nxehta të verës, të sëmurët kardiakë janë më të rrezikuarit. Mjekja kardiologe Elona Dado në spitalin Hygeia shpjegon se futja në det, pas një periudhë qëndrimi të gjatë në diell shton rrezikun për arrest kardiak.


“Nga temperaturë shumë të nxehta zhytemi në rërë dhe pas këtij moment hyjmë në det. Këto nuk janë të rekomandueshme, aq më tepër nëse shoqërohet me një konsum të alkoolit. Kjo është e gabuar duhet të shmanget” u shpreh mjekja.

Mjekja këshillon të pacientët me sëmundje kardiake që gjatë periudhës së verës të konsultohen me mjekun për medikamentet që marrin.

“Shpesh ju themi pacientët të shmangin temperaturat e larta por duhet bërë një rikonsultë me mjekun kardiolog me qëllim përshtatjen e meidkamenteve ndaj këtyre temperaturave” tha Dado.

Dado sugjeron gjithashtu qytetarë, por sidomos të sëmurët kadiakë që të shmangin ekspozimin në diell në orët e pikut dhe të konsumojnë sa më shumë ujë.

“Mos dil në të nxehtë, të vishesh në mënyrë të përshtatsmhme, një kapele, size dhe krem dielli. Shumë e rëndësishme të jesh i hidruar, pirja ue ujit dhe lëngjeve” shtoi ajo.