Në pushime me drogë?! Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Ohër

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, policia ka arrestuar dy shtetas të Kosovës, pasi janë kapur me drogë, transmeton TV21.


“Më 04.08.2023 në ora 00.05 në hapësirën e ish kazermës në Ohër, nëpunësit policorë nga SPB Ohër kanë arrestuar M.R.(24) dhe B.A.(23), që të dy nga Kosova, sepse tek ata është gjetur dhe marrë kokainë. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të shqiptohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftim.