Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka folur për Kosoën dhe Serbinë, duke thënë se kërkohet angazhim i plotë nga të dyja anët.


Macron ka folur edhe për zgjedhjet në veri dhe ka thënë që presin që paqja të kthehet në këtë pjesë të vendit, përcjell Klankosova.tv.

“Kur flasim për dallimet mes Kosovës dhe Serbisë unë besoj që ky është një udhërrëyes i mirë, është përkrahur nga negociatorët evropianë si dhe nga përfaqësuesit tanë, kështu që ne kërkojmë angazhim të plotë nga të dy palët, riangazhim për organizim të zgjedhjeve të reja lokale, riangazhimi i serbëve në institucionet e Kosovës, njohja e komunave në veri në emër të autoriteteve të Kosovës. Ne presim që paqja do të kthehet në atë pjesë”

Tutje, ai u shpreh se duhet qenë vigjilentë, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave, çështjeve të tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.