Kush abuzon me mjetet e BE-së? LSDM dhe VMRO-DPMNE akuza njëra-tjetrës

Trajan Dimkovski nga LSDM njoftoi se në Prokurori është dorëzuar denoncim për përvetësim të mjeteve të BE-se për prokurimin e softuerit në kohën kur me Ministrinë e Bujqësisë udhëhiqte VMRO-DPMNE-ja.


Sipas tij, dëshmia e fundit për këtë është rasti i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), e cila konstatoi parregullsi dhe tani rekomandon që shteti t’i kthejë paratë. Për këto reagoi Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE. Në Facebook shkroi se LSD-ja ka 6 vite në pushtet dhe është më përgjegjës për të gjitha krimet në vend.“Qeveria e LSD-së është qeveri kriminale dhe këtë e konfirmojnë përfaqësues ndërkombëtarë të cilët thonë se LSD-ja e bën luftën më të dobët kundër korrupsionit dhe OLAF për periudhën 2018-2023 po udhëheq 18 hetime për keqpërdorime të mundshme të fondeve evropiane në Maqedoni”, ka shkruar Tripunovski.

“Bëhet fjalë për projekt të vitit 2015 me vlerë 660,000 euro për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave. Në atë periudhë ministër është Mihail Cvetkov, ndërsa kryeministër i asaj qeverie të drejtuar nga DPMNE është Nikolla Gruevski. Në atë Qeveri, kreu aktual i DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ishte këshilltar për energjetikë.”- deklaroi Trajan Dimkovski, LSDM.